Sot në Xhaminë e Shipolit në Mitrovicë u pajtuan dy familje që ishin në hasmëri.
Kështu njoftoi Imami i Xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifaj, shkruan Jepi zë.
“Pajtimin e ndërtojmë dhe ruajm duke e ruajtur mirëkuptimin dhe dialogun mes nesh”, shkroi Latifaj.
Postimi i plotë:
Preventiva me e mire se sa ilaqi!
Pajtimin e ndertojm dhe ruajm duke e ruajt mirkuptimin dhe dialogun mes nesh!
Pajtimi mundesi per te hap faqen e re e nje kapitulli te ri per njerzit ne pergjithesi kurse per te pandehurit shpresojm qe te perballen me ligjin dhe rregullin e drejtesisé duke I respektu vendimet e instuticioneve tona GJITHESESI duke ik anarkisé.
Sot ne xhaminë tonë në shipol pajtohen dy familje duke shtri dorën e pajtimit&mirkuptimit!
Misioni vazhdon!
Me repekt vllau i juaj
Fatmir Latifaj
Shipol
Mitrovicë.