Infermieri Enlirat Duraku tash e 5 ditë ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrritjes së pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për mospagesën e punës gjatë vikendit dhe orëve shtesë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka treguar se në ditën e 5’të të grevës, atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, andaj edhe deri në orën 05:00 të mëngjesit, ka qenë i shtrirë në Klinikën Emergjente.
Ai i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia e kryetares së Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Fatmire Kollçaku duke thënë se derisa Qeveria dhe Kuvendi kanë buxhet që të ndajnë 200 mijë euro për kafe, duhet të kenë buxhet edhe për rritje të pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për punën gjatë vikendeve dhe orët shtesë.
Shkrimi i tij i plotë: