Në ditën globale kundër dhunës në bazë gjinore, eurodeputeti austriak kujton 20 mijë gratë e dhunuara në Kosovë

Në ditën globale kundër dhunës në bazë gjinore, eurodeputeti austriak kujton 20 mijë gratë e dhunuara në Kosovë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës në bazë gjinore, ka kujtuar 20 mijë gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

“Bashkë me përfaqësueset gra të Partisë Popullore Evropiane dhe në linjë me organizatën #HeForShe, dua ta #OrangeTheWorld. Dhunimet masive të grave izraelite duhet të kenë vëmendje. Kurrë mos i harroni 20 mijë gratë e dhunuara të Kosovës. Të gjithë ne kemi përgjegjësi”, shkroi Mandl në X.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare kundër dhunës në bazë gjinore, që avokon kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Related Articles