Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, Memli Krasniqi viziton shtëpinë e të moshuarve

Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, Memli Krasniqi viziton shtëpinë e të moshuarve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, ka qëndruar sot në shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës, ku kanë takuar humanistin e njohur Halil Kastrati dhe të moshuarit e vendosur në këtë shtëpi.

Kjo vizitë e kreut të PDK-së u bë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ku dekkaroi se kur flasin për solidaritetin në Kosovë, është e pamundur të mos e mendosh Halil Kastratin.

”Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, së bashku me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ishim në vizitë te shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në Gjinoc të Suharekës, që u realizua nga humanisti ynë i njohur, hoxhë Halil Kastrati, të cilin e falënderova për kontributin dhe shembullin e jashtëzakonshëm për bamirësi. Në Kosovë, kur flasim për solidaritetin, është e pamundur të mos e mendosh Halil Kastratin”.

”Ai, i mbështetur nga shumë donatorë brenda dhe jashtë Kosovës, njerëz zemërgjerë që dhurojnë për ata që janë sfiduar më shumë nga jeta, edhe këtë vit kanë treguar solidaritetin e tyre njerëzor me shumë nevojtarë të vendit tonë, duke i ndihmuar në forma të ndryshme”.

“Halilin e përgëzova edhe për ndërtimin e 149 shtëpive për familje skamnore, që i ka dorëzuar para pak ditësh, në shënim të dhjetëvjetorit të ahoqatës që ai e udhëheq. Vërtet, Halili dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ndihmuar edhe aty, ku, fatkeqësisht, jo gjithmonë ka arritur të shkojë edhe vetë dora e shtetit”.

Banorëve u urova shëndet e jetë të gjatë, ndërsa punëtorëve punë të mbarë në angazhimin e tyre human e solidar”, është shprehur mes tjerash Krasniqi./Gazeta Enigma/

Related Articles