Në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës sot rreth orës 15:30 ka kryer një bastisje në Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.
Policia tek i dyshuari R.M. (16) ka gjetur dhe konfiskuar një armë të zjarrit gjysmë automatike pa fishkë.
I dyshuari është shoqëruar në policinë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.