Në Gjakovë arrestohen dy persona, dyshohen se vidhnin Red Bulla!

Në Gjakovë arrestohen dy persona, dyshohen se vidhnin Red Bulla!

Të hënën e 17 janarit Policia në Gjakovë është njoftuar për vjedhje jo aq të zakonshme. Zyrtarët policor në Gjakovë kanë pranuar informatë në lidhje me rastet vjedhje në qendrat Tregtare ETC-e dhe Viva Fresh Store në Gjakovë.

Me të pranuar rastin, Policia ka arrituar të identifikojë dhe lokalizojë rastin e më pas të arrestojë të dyshuarit.

A.V i lindur me 1988 dhe D.B i lindur me 1978 janë dy personat e dyshuar për këto vjedhje.

Në cilësinë e provave provave materiale janë konfiskuar 34 Pako (24×34) 0.25 L komplete Red Bull, të cilat më pas u janë kthyer pronarëve.

Prokurori ka dhënë urdhër që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë./Gazeta Enigma/

Related Articles