Një person është arrestuar pasi i njëjti në gjendje të dëhur është vetëaksidentuar në Prishtinë.
Ai kishte goditur me veturë një rrethojë dhe një trafo të energjisë elektrike.
Siç thuhet në raport, i dyshuari në vendin e ngjarjes ka ofenduar e penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkaktuar (vet) aksident trafiku duke goditur me veturë një rrethojë dhe një trafo të energjisë elektrike. I dyshuari, po ashtu në vendin e ngjarjes ka ofenduar e penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.