Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një përballjeje epike ndaj Real Madridit.
Ndeshja e kthimit përfundoi me rezultatin spektakolar 4-3, ndërsa i përgjithshmi shkoi në 6-4 në favor të bavarezëve.
Sfida ishte e jashtëzakonshme, me Realin që kaloi tri herë në epërsi dhe Bayernin që reagoi çdo herë duke barazuar.
Pjesa e parë dhuroi emocione të rralla dhe u mbyll 2-3. Arda Guler shënoi që pas 32 sekondash për vendasit, ndërsa Aleksandar Pavlovic barazoi shifrat. Guler realizoi sërish për Realin, por Harry Kane riktheu baraspeshën. Në fundin e pjesës së parë, Kylian Mbappe realizoi për 2-3.
Në pjesën e dytë, drama vazhdoi deri në fund. Bayerni gjeti golin e kualifikimit në minutën e 87-të me Luis Diaz, duke çuar shifrat në avantazh për gjermanët në rezultat të përgjithshëm.
Michael Olise shënoi në minutën e katërt shtesë, dhe goli i tij vetëm sa vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes, pa ndryshuar fatin e kualifikimit.
Një përballje e paharrueshme që konfirmon edhe një herë magjinë e Ligës së Kampionëve.
Në gjysmëfinale, Bayern takohet me Paris SG.

