Në Graçanicë protestojnë serbët që me vite i përdorin targat RKS

Në Graçanicë protestojnë serbët që me vite i përdorin targat RKS

Në mesditë në Graçanicë, para Shtëpisë së Kulturës, është paralajmëruar një tubim i grave të kësaj komune në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës.

Ashtu si gratë në Mitrovicën Veriore, sot gratë por edhe burrat, kryesisht të punësuar në institucione, do të mblidhen, siç është paralajmëruar në rrjetet sociale, për të ngrit zërin dhe “që bota ta dërgojnë britmën e tyre” për atë që po ndodh në veri të Kosovës në lidhje me targat.

Sipas mediave serbe, për shumë njerëz ky protestë është obligim pune, prandaj nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të mungojnë nga orët e caktuara.

Dje në konferencën për media të Listës Serbe është paralajmëruar për në orën 15 një protestë në Mitrovicën e Veriut. Gordana Saviq nga kjo parti, e cila ka folur në emër të grave, ka thënë se “ata nuk mund ta durojnë më terrorin” që bëjnë institucionet e Kosovës.

Është interesant fakti se sot do të protestojnë personat që tashmë dhjetë vjet nuk kanë targa serbe me akronime të qyteteve të Kosovës, ndërsa serbët në jug të Ibrit ka vite që kanë targa RKS.

Related Articles