Në Hagë nis dëshminë diplomati austriak, Jan Kickert

Në Hagë nis dëshminë diplomati austriak, Jan Kickert

Diplomati austriak, Jan Kickert, që kishte shërbyer në Beograd gjatë viteve 1997-1999, ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale në rastin ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Atë kohë kishte shërbyer si sekretar në Ambasadën e Austrisë në Beograd.

Ai ka dhënë dëshmi edhe në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në çështjen Limaj dhe të tjerët.

Aktualisht Kickert shërben si ambasador austriak në Romë. Në periudhën 1998-1999 ishte dërguar si asistent special i Bashkimit Evropian në Kosovë e nga viti 1999 deri më 2000 ishte këshilltar politik i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Related Articles