Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar se në Hagë nuk po gjykohen vetëm krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por edhe liria dhe shtetësia e vendit.
Rama ka uruar që të ketë drejtësi dhe gjykimet të jenë të drejta dhe që krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre.
“E kemi edhe procesin në Hagë për burrat shqiptarë që po gjykohen që kanë dhënë pothuajse çdo gjë gjatë kohës së luftës që sot po gjykohen. Ne si shoqëri duhet me ditë që atje nuk po gjykohen vetëm ata katër burra, por po gjykohet faktikisht edhe liria e vendit tonë dhe shtetit tonë dhe shtetësisë tonë” në “Dukagjin”.
Uroj që të ketë drejtësi, që gjykimet të jenë të drejta dhe t’i kemi këta luftëtarë të lirë me familjet e tyre ashtu siç e meritojnë”, ka thënë Rama.
