Një autobus i vogël me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident rrugor në Catania të Italisë, ku të lënduar kanë mbetur 16 persona.
Aksidenti ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:00, raporton Meridio News, transmeton Gazeta Enigma.
Asnjë nga të lënduarit nuk është në gjendje të rëndë, teksa shkaktar i aksidentit dyshohet të jenë frenat e autobusit.
Njëri nga të lënduarit është dërguar me autoambulancë në spitalin e Catanias.