Sonte do të zhvillohen disa nga meçet më të forta në historinë e boksit të peshave të rënda.
Joshua do të përballet me Otto Wallin në 12 raunde, me shpresën për të vendosur veten për një mundësi tjetër për titull kundër Tyson Fury ose Oleksandr Usyk.
Po ashtu, Deontay Wilder lufton kundër Joseph Parker.
Të parët në ring do të dalin, Deontay Wilder dhe Joseph Parker, ku parashikohet që ata të jenë në arenë pak minuta para mesnatës, diku rreth orës 23:35.
Ndërkaq, meçi kryesor, Anthony Joshua dhe Otto Wallin do të jenë në arenë pas mesnatës.
Ata pritet të dalin para shikuesve rreth orës 00:45 minuta.