Në Klinikën e Endokrinologjisë ka filluar Shërbimi gjysmë-intensiv, si njësi e veçantë, me të gjitha pajisjet mjekësore moderne- adekuate, në të cilën vazhdon trajtimi i pacientëve me emergjenca diabetike.
Në njoftimin për media thuhet se diagnostikimi, trajtimi dhe evaluimi i këtyre rasteve tani është shumë më i shpejtë dhe më efikas, për shkak se Klinika e Endokrinologjisë është pajisur me aparatin e statusit aciobazik, i cili mundëson një përcjellje me intensive të gjendjes së këtyre pacientëve.
“Numri i emergjencave diabetike është shtuar shumë, sidomos pas Pandemisë COVID 19 dhe vetëm në 6 muajt e fundit në këtë klinikë janë trajtuar 16 pacientë me ketoacidoza diabetike pa asnjë vdekje.
Ketoacidoza diabetike është gjendje, në të cilën niveli i lartë i sheqerit në gjak jep komplikime metabolike akute, kërcënuese për jetën”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/