Në rrethin e Ohrit, në kohë janë vërejtur nëntë zjarre, të cilat janë shfaqur në zonat pyjore dhe me ndërhyrje të shpejtë të shërbimeve kompetente, ato janë lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme e tyre.
“Për një luftë më efikase, SPB-Ohër përfshiu të gjitha objektet dhe pajisjet e tjera në dispozicion që mund të përdoren me qëllim për kontrollin, parandalimin dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarri, si dhe për t’iu përgjigjur nevojave në rastet e lokalizimit të zjarrit nga një zonë më e madhe vëllim”, thonë nga SPB Ohër./Gazeta Enigma/