Forcat detare kolumbiane kanë kapur një nëndetëse të dilerëve të drogës që ishte e mbushur me 4 tonë kokainë, raporton BBC.
Nëndetësja 15-metërshe ishte rrugës për në Amerikën Qendrore para se të kapej nga autoritetet.
Vlera e kësaj sasie të sekuestruar thuhet se është afro 150 milionë dollarë. Mendohet se është sasia më e madhe e kapur nga forcat detare në dy vjetët e fundit.