Një i ri dyshohet se është përpjekur të djegë veten këtë të diel në Korçë.
Shtetasi me iniciale E.M., banues në fshatin Mborje është paraqitur për ndihmë në urgjencën e spitalit Korçë rreth orës 14:20. Nuk dihet në ç’rrethana ai ka marrë këtë vendim ekstrem apo nëse ka pasur problem shëndetësore.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasjeje nga 23-vjeçari, megjithatë grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen./Gazeta Enigma/