Në Kosovë sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, ndërkaq gjatë ditës Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR do të përurojnë sot Qendrën e Azilit të sapo rinovuar në Vranidoll.
E, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se aktualisht në Kosovë janë 66 refugjatë, të vendosur në dy qendra për azil, atë në Magure dhe Vranidoll.
Në qendrën për azil në Magure janë të vendosur 61 azilkërkues, kurse në qendrën në Vranidoll janë 5.
Më së shumti refugjatë ka nga shteti i Algjerisë, gjithsej azilkërkues të këtij shteti janë 17, pastaj nga shteti i Sirisë 10, dhe Libi 10.
Pastaj, nga Maroku nëntë azilkërkues, nga Iraku gjashtë azilkërkues, nga Afganistani dy azilkërkues, ndërsa nga Palestina, Somali, Tunizi, Indi, Egjipt, Jemen, Bahama nga një azilkërkues.
Në Qendrën në Vranidoll janë të vendosur dy azil kërkues nga Siria, dy nga Maroku, dhe një Palestina.
Çështja e azilit është e rregulluar sipas ligjit në Kosovë.
Në ligjin për azil thuhet se e drejta për status të refugjatit nuk do t’i njihet një personi, për të cilin ka arsye serioze të konsiderohet se ai/ajo:
1.1. ka kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit siç përcaktohen në instrumentet ndërkombëtare të hartuara për të paraparë dispozita për krime të tilla;
1.2. ka kryer krim serioz jo-politik jashtë Republikës së Kosovës para pranimit të tij apo saj si refugjat në Republikën e Kosovës;
1.3. është fajtor për akte që janë në kundërshtim me qëllimet apo parimet e Kombeve të Bashkuara, siç parashihet në preambulë dhe nenet 1 dhe 2 të Kartës së Kombevetë Bashkuara.
Republika e Kosovës, i jep statusin e refugjatit shtetasit të huaj apo personit pa shtetësi, me kërkesën e tij, i cili i plotëson kriteret e refugjatit të përcaktuara sipas ligjit./Gazeta Enigma/