Në kulmin e pandemisë, Komuna e Prishtinës i çon punëtorët në ekskursion në Shqipëri

Në kulmin e pandemisë, Komuna e Prishtinës i çon punëtorët në ekskursion në Shqipëri

Komuna e Prishtinës të premten e kësaj jave pas orës 12:00 nuk do të kryej shërbime për qytetarët.

Kjo, për shkak të gjithë punëtorët e saj, në këtë ditë do të udhëtojnë për vizitë në Shqipëri në kohën kur po përballemi me pandeminë Covid-19.

Vizita do të realizohet nga një tetori deri më tre tetor.

Kjo është bërë e ditur, përmes një njoftimi nga komuna e të cilën e posedon FrontOnline.

E, gjithë kjo vizitë do të subvencionohet nga komuna me pesë mijë euro.

Ndërsa, është bërë e ditur se varësisht prej pjesëmarrësve , pjesa tjetër e shpenzimeve do të mbulohet nga vet ata.

Kjo vizitë ishte paraparë të realizohej më 12 qershor të këtij viti në ditën e çlirimit të Prishtinës, por për shkak të situatës me Covid-19 është shtyrë.

Për këtë ka kërkuar përgjigje edhe në komunën  e Prishtinës përse po realizohet kjo vizitë në kohë pandemie, por që të njëjti nuk kanë kthyer përgjigje.

Related Articles