5 mijë euro mallra të kontrabanduara janë kapur gjatë ditës së sotme në Leposaviq, nga policia dhe Dogana.
Autoritetet e ndaluan një automjet të dyshimtë i cili në territorin e Kosovës kishte hyrë përmes rrugëve ilegale.
“Automjeti në fjalë, në përputhje me dyshimet tona ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore”, thuhet në njoftimin e Doganës.
“Ky sukses është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të vazhdueshme të njësive Doganës dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe tregtinë e paligjshme”, thuhet në njoftim.