Në lojërat online, Shqipëria ka arritur një rezultat shumë të mirë pasi do të luaj në fazën e Play Off të Europianit të futbollit.
Në aktivitetin që organizohet me mbështetjen e UEFA-s lojtarët kuqezi arritën të renditeshin të dytët në grup pas Francës.
Sabion Molishti është një prej përfaqësuesve të Shqipërisë, i cili njihet me nofkën Antreas FC 88. Ai na tregon se cilat skuadra do të shmangë.
“Te shorti që do të hidhet nuk do të doja Italinë që ishte kampion i vitit të kaluar, por edhe Gjermaninë dhe Hollandën, pasi kanë lojtarë të fortë. Gjithsesi shpresoj që të jemi mes 16 skuadrave më të mira të Evropës” ka thënë ai.
Deri më tani janë përcaktuar 10 finalistë, ndërsa 6 të tjerë do të dalin nga faza Play Off që do të mbahet gjatë muajit Maj dhe Qershor. Finalja do të organizohet në Korrik në Londër. Ekipeve të fazës finale do t’i shpërndahen 100 mijë Euro, ndërsa fituesi merr 40 mijë Euro. Ky është turneu i dytë që organizohet pas atij të vitit 2020” ka shtuar ai.