Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka publikuar shifrat e humbjeve që i kanë shkaktuar Rusisë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.
Aty pretendohet se që nga 24 shkurti kanë mbetur të vdekur 29 mijë e 750 ushtarë rusë, që janë 150 më shumë nga publikimi i shifrave gjatë ditës së djeshme, shkruan Skynews.
Në shifrat e fundit, të cilat nuk janë verifikuar dhe kanë ndryshuar nga vlerësimet e tjera – ministria pretendon gjithashtu se ka shkatërruar 1,322 tanke dhe 206 avionë.