Komisioni Qendror i Kosovës ka bërë të ditur se sipas të dhënave të pranuara nga qendrat komunale të numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së diel, 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve apo 1,855 nga 2,533.
Sipas KQZ-së procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 19 qendrat komunale të numërimit.
Përkatësisht në këto komuna: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
KQZ-ja ka njoftuar se procesi i numërimit do të vazhdojë ditën e martë, në 19 qendra komunale të numërimit. /Gazeta Enigma