“Në Mianmar edhe para tërmetit, 20 milionë njerëz kishin nevojë për ndihmë humanitare”

“Në Mianmar edhe para tërmetit, 20 milionë njerëz kishin nevojë për ndihmë humanitare”

Në vitin 2021 në Mianmar filloi një luftë civile, dhe ky vend tashmë ishte një nga shtetet më sfiduese në botë për të vepruar organizatat ndihmëse.

Nga OKB kanë bërë të ditur se edhe para tërmetit në Mianmar gati 20 milionë njerëz në Mianmar kishin nevojë për ndihmë humanitare.

“Kjo tragjedi e fundit komplikon një krizë tashmë të tmerrshme dhe rrezikon të gërryejë më tej qëndrueshmërinë e komuniteteve tashmë të goditura nga konflikti, zhvendosja dhe fatkeqësitë e kaluara”, tha Marcoluigi Corsi, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mianmar.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm i javës së kaluar në Mianmar është rritur mbi 2,000, dhe OKB-ja dhe grupet e ndihmës paralajmërojnë se fatkeqësia mund të përkeqësojë urinë dhe shpërthimet e sëmundjeve në një vend tashmë të shkatërruar nga mungesa e ushqimit, zhvendosja masive dhe lufta civile.

Tërmeti i së premtes me magnitudë 7.7, epiqendra e të cilit ishte afër Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit, vrau të paktën 2,056 njerëz.

Ndërkaq, më shumë se 3,900 njerëz u plagosën dhe 270 të tjerë mbeten të zhdukur.

Tërmeti shkatërroi qindra ndërtesa dhe rrëmbeu rrugë në një pjesë të Mianmarit qendror.

Related Articles