Në minutën e 70-të ndërpritet derbi Atletico Madrid – Real Madrid, shkak veprimet e tifozëve ndaj Courtois

Në minutën e 70-të ndërpritet derbi Atletico Madrid – Real Madrid, shkak veprimet e tifozëve ndaj Courtois

Është ndërperë përkohësisht derbi mes Atletico Madridit dhe Real Madridit që po zhvillohet në ‘Wanda Metropolitano’

Teksa po zhvillohej minuta e 68-të e takimit, tifozët e ekipit vendas filluan të hedhnin disa mjete në drejtim të Thibaut Courtois.

Kjo e detyroi gjyqtarin e takimit që ta ndërpresë përkohësisht takimin deri në një vendim të radhës.

Pas ndërprerjes së ndeshjes, kapiteni Koke dhe trajneri Diego Simeone u futën në fushë në përpjekje për t’i qetësuar tifozët.

Kujtojmë se momentalisht Real Madridi është duke udhëhequr me rezultat 1-0 falë golit të shënuar nga Eder Militao në minutën e 64-të.

Related Articles