Në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë janë gjetur rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim, rasti është duke u hetuar.
Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 23.07.2021 – 18:00. Njësiti policor ka dalë në një lokacion pasi kishin informatë se aty janë mbjellë bimë narkotike. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur se kishte të mbjella rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis. Bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë.