Nga ora 18:00 në sheshin e Mitrovicës së Veriut ka nisur “Streetball Mitrovica 3×3”.
Në pamjet e publikuara nga Federata e Basketbollit të Kosovës, shihet se shumë qytetarë janë mbledhur për ta parë këtë organizim.
“Streetball Mitrovica 3×3” është organizuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut, Federata e Basketbollit të Kosovës dhe basketbollisti Drilon Hajrizi.