Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se në nëntor Kosova ka importuar mallra në vlerë 475.4 milionë euro, ndërsa ka eksportuar 73.9 milionë euro.
Importi është rritur për 10.1 për qind për dallim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa eksporti për 4.6 për qind.
Deficiti tregtar është 11.2 për qind më i lartë krahasuar me nëntorin e vitit 2021.
Grupet kryesore të mallrave të importuara ishin, mineralet (18.2 për qind), makineritë, pajisjet mekanike e elektrike (12.3 për qind), ushqimet e përgatitura, pijet e duhani (12.1 për qind), e metalet bazë dhe artikujt tjerë (10.1 për qind).
E për eksporte grupet kryesore ishin metalet bazë dhe artikujt tjerë (21.9 për qind).
Serbia është vendi ku është importuar më së shumti (6.6 për qind të vlerës), Maqedonia e Veriut (5.0 për qind) dhe Shqipëria (4.7 për qind). Importet me vendet e CEFTA-s arritën 86.4 milionë euro muajin nëntor të vitit 2022. E me vendet e Bashkimit Evropian importet ishin 204.8 milionë euro, e me vendet tjera 184 milionë euro.
Eksportet me vendet e CEFTA-s arritën vlerën e 26.2 milionë euro. Në Maqedoni të Veriut u eksportua më së tepërmi, pasuar nga Shqipëria, Serbia e Mali i Zi.