Nga janari deri në muajin tetor të këtij viti në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 342 operacione, raporton Gazeta “Enigma”.
Në mesin e këtyre operacioneve 97 raste ishin me tumor në tru, të cilat i kanë operuar me sukses mjekët neurokirurgë, bashkë me anesteziologë dhe stafin përcjellës.
Brenda kësaj kohe në sallat e Neurokirurgjisë gjithashtu janë bërë 146 operacione të Hernisë Diskale.
Për këta 10 muaj po ashtu 99 pacientë të cilët kishin gjakderdhje në tru i janë nënshtruar operimit në Klinikën e Neurokirurgjisë. /Gazeta Enigma.