Së paku katër persona dyshohet se janë helmuar si pasojë e konsumimit të ushqimit në një restorant “Fast Food” në Lipjan.
Si pasojë e kësaj Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, të martën e ka mbyllur këtë biznes.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it , Lamir Thaçi.
“Katër mostra janë dërguar për testim në IKSHPK dhe nuk dihet ende saktë sa persona janë helmuar. Lokali do të jetë i mbyllur deri në daljen e rezultateve të analizave. Varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet sipas procedurave administrative bazuar në të gjeturat e mbledhura nga gjurmueshmëria e rastit”- tha Thaçi.
“Se sa janë helmuar apo sa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore e dinë IKSHPK-ja dhe Klinika Infektive” – tha ai.