Policia njofton se në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prishtinë është raportuar se pas mesnate të dyshuar të panjohur kanë hedhur një shishe plastike me lëndë djegëse që dyshohet të jetë benzinë, me ç’rast e njëjta është ndezur dhe ka dëmtuar murin e rrethojës së një shtëpie.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe se rasti është nën hetime.