Ministrja e Jashtme e Spanjës, Maria Aranzazu Gonzalez, tha se nuk e njohim Kosovën dhe se dialogu është zgjidhja, raporton Gazeta Enigma.
“Kjo është arsyeja pse ne nuk e njohim Kosovën si të tillë, por gjithashtu thamë se shpresat tona i vendosim në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne besojmë se gjithçka mund të arrihet përmes dialogut dhe asgjë pa të,” tha Gonzales për mediumin nga Kroacia.
Ajo tha se së bashku me Kroacinë, Slloveninë dhe Austrinë, po punon në temën e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
“Ne i shohim aspiratat e vendeve atje drejt anëtarësimit në BE si një mënyrë për të stabilizuar zonën dhe për t’i dhënë asaj një dimension të ri të sigurisë dhe prosperitetit dhe kjo është pikërisht ajo që duam”.