Në palestrën sportive në Leposaviq vendoset pllakata me simbole të Republikës së Kosovës

Në palestrën sportive në Leposaviq vendoset pllakata me simbole të Republikës së Kosovës

Në palestrën sportive në Leposaviq është vendosur pllakata me simbole të Republikës së Kosovës.

Shqipe Latifi, shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi e ka konfirmuar vendosjen e kësaj pllakate.

“Është vendosur sot pllakata, nuk ka pasur asnjë problem, gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë shkurtimisht Latifi.

Në këtë aksion ka asistuar Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është vendosur pllakata me simbole të shtetit tonë. Ne kemi asistuar”, ka thënë Elshani.

Related Articles