Në Përlepnicë të Gjilanit sulmohet një person, përfundon në QKUK

Në Përlepnicë të Gjilanit sulmohet një person, përfundon në QKUK

Mesnatën e sëpremtës një person në Përlepnicë të Gjilanit është rrahur nga dy të tjerë, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve që i ka marrë, ai ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare.

“Më datë 09.08.2025, rreth orës 02:30 pas mesnate, kemi pranuar informacion se te Liqeni i fshatit Përlepnicë, një person mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur”, tha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Tutje ai ka njoftuar se “I lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë”.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan është duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti, në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles