Në prag të festave të fundvitit, Papa Françesku apelon për armëpushim të luftërave

Në prag të festave të fundvitit, Papa Françesku apelon për armëpushim të luftërave

Në kohën kur festat e fundvitit vetëm se kanë filluar të shënohen, Papa Françesku, ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza, Ukrainë dhe në çdo pjesë tjetër të botës ku ka luftë.

“Ukraina vazhdon të goditet nga sulmet kundër qyteteve që ndonjëherë shkatërrojnë shkolla, spitale, kisha. Le të heshtin armët dhe le të dëgjohen këngët e Krishtlindjeve. Le të lutemi që në Krishtlindje të zbatohet armëpushimi në të gjitha frontet e luftës, në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në të gjithë botën”, theksoi Papa.

“Me dhimbje mendimi im shkon në Gaza, në një brutalitet të tillë. Për fëmijët që goditen me automatik, për bombardimet e shkollave dhe spitaleve. Sa brutale”, shtoi Françesku. /Gazeta Enigma

Related Articles