Në prag të sfidës ndaj Ballkanit, Suhareka prezanton “timonierin” e ri

Në prag të sfidës ndaj Ballkanit, Suhareka prezanton “timonierin” e ri

Suhareka ka bërë zyrtare marrëveshjen me timonierin e ri të skuadrës, kryetrajnerin Qendrim Kida.

“Kida bashkohet me klubin tonë pas eksperiencës së jashtëzakonshme me skuadrën e Malishevës dhe me përvojën e tij si ish futbollist tashmë edhe si trajner i disa skuadrave, vizioni i tij, energjia e punës dhe përkushtimi do kontribuojnë në arritjen e objektivave tona”, thuhet në komunikatën e klubit.

“I urojmë mirëseardhje dhe urojmë që së bashku të arrijmë sukseset e radhës ku përkrahja e kryesisë do jetë maksimale në të gjitha aspektet. Mirë se vjen në familjen tonë Qendrim Kida”, lexon tutje komunikata. /Gazeta Enigma

Related Articles