Në Prishtinë vendosen posterë kundër Dejona Mihalit

Në Prishtinë vendosen posterë kundër Dejona Mihalit

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, janë vendosur disa poster kundër populizmit dhe autoritarizmit.

Në poster është paraqitur imazhi i zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e vendosur brenda një rrethi simbolik, shoqëruar me titullin “NËN’TOKA”.

Në fund të posterit është vendosur një mesazh në gjuhën angleze: “Artistët nuk duhet të mbështesin politikanët populistë dhe autoritarë”.

Ende nuk dihet se kush i ka vendosur këta posterë. Ky aksion vjen në një kohë kur debati politik në vend është gjithnjë e më intensiv, për shkak të fushatës zgjedhore.

Kujtojmë se Dejona Mihali shpesh herë ka qenë në fokus të kritikave dhe akuzave, kryesisht nga partitë opozitare për shkak të rolit të saj në LVV.

Ajo është akuzuar se ka pasur ndikim në vendimet e KEK-ut, ku i ishin publikuar disa mesazhe të komunikimit të saj me ish-kryeshefein e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Related Articles