Lagjet e qytetit të Prizrenit do të kenë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm si pasojë e krizës energjetike në Kosovë.
K.R.U.“Hidroregjioni Jugor“, ka njoftuar se konsumatorët që për shkak te kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të mbretërojnë aktualisht kemi zvogëlim të ndjeshëm të kapaciteteve ujore në burimet potenciale të ujit, në pjesën dërmuese mbi 50 për qind.
“Kriza aktuale energjetike ka vështirësuar edhe më shumë menaxhimin e furnizimit të mundshëm të balancuar në këto kondita në të gjitha zonat e qytetit kur aktualisht uji i pijes sigurohet deri në 80 për qind përmes elektropompimit”, njoftoi kompania.
Kompania është dukë bërë përpjekje maksimale për optimalizimin e furnizimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.
Duke i pasur parasysh faktorët e sipërshënuar, jemi të detyruar në zgjerimin e aplikimit të reduktimeve në zonat e qytetit të Prizrenit si më poshtë:
1. Lagja „Bajram Curri“ me zonat përreth,
2. Lagja „Jeta e Re“
3. Zona e pjesëshme e Arbanës:
• Furnizim me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
• Reduktim me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
4. Lagjja „Ralin“,
5. Lagjja „Lakuriq“,
6. Lagjja „Ortakoll“ pjesa e eperme,
7. Lagjja „Tabahane“pjesa e eperme,
8. Lagjja „Qylhani“,
9. Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“dhe
10. Sheshi „Mbretëresha Teutë“ do te kenë:
• Furnizim të rregullt me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
• Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
11. Lagjja „Dardania“
• Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 18:00-22:00./Gazeta Enigma/