Në PZAP janë dorëzuar shtatë ankesa lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit

Në PZAP janë dorëzuar shtatë ankesa lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit

Shtatë ankesa janë dorëzuar nga partitë politike te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që lidhen me shkeljet konkretisht në ditën e votimit. 

Në faqen e PZAP-së figurojnë gjashtë ankesa të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje më 28 dhjetor, ndërsa një ankesë e ka dorëzuar AAK-ja sot. 

Dy ankesa i bëri në Prishtinë ndaj LDK-së për “përdorim të pasurisë publike dhe shfrytëzimit të pozitës publike me qëllim të përfitimit të votave”. Dy ankesa i bëri ndaj AAK-së për thyerje të heshtjes zgjedhore. Një ankesë ndaj LDK-së në Podujevë për vendosje të materialit zgjedhor në hapësira publike dhe një ndaj Lista Sërpskas për thyerje të heshtjes zgjedhore. 

E të hënën AAK-ja ka dorëzuar një ankesë ndaj Vetëvendosjes për thyerje të heshtjes zgjedhore. 

Related Articles