“Në qershor, importi i rrymës u rrit për 800%”

“Në qershor, importi i rrymës u rrit për 800%”

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në qershor të këtij viti, importi i energjisë është rritur për 800%, krahasuar me muajin maj.

Sipas Bajramit, “qarkullimi është rritur në qershor, derisa 1 MWh që KESCO e blen prej KEK-ut kushton 29.6 euro, kurse kur blen nga NOA e të tjerët mund të jetë dhjetëra herë më i lartë”.

“Të gjithë e kemi pa rastin kur në dhjetor vitit 2024 Kosova ka paguar 798 Euro vetëm për transport të 1 MWh”, shkroi Bajrami.

Tutje, ajo u shpreh se “ky është qarkullimi i zhvillimit të partisë që deri tash ishte në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje”.

Related Articles