Në qiellin e shtatë: Kjo olimpiste u largua nga Tokio me rekord historik, shtatë medalje

Në qiellin e shtatë: Kjo olimpiste u largua nga Tokio me rekord historik, shtatë medalje

Emma McKeon fitoi dy medalje të tjera të arta në Lojërat Olimpike të Tokios, të dielën, që e bëjnë australianen gruan e parë që ka fituar shtatë medalje në not brenda një Olimpiadeje.


Ajo vendosi një rekord të ri olimpik për të triumfuar në stil të lirë në 50 metra, teksa regjistroi një kohë prej 23.81 sekondave.
30 minuta më vonë, McKeon u zhyt prapë në pishinë për të fituar përsëri, kësaj radhe si pjesë e ekipit të Australisë në stafetw 4×100m.

”Mendoj se ka qenë ulje e ngritje me të arta pasi jam munduar t’i mbajë emocionet larg,” tha McKeon.
”Do të duhet kohë për të reflektuar sepse jam fokusuar në veten time për ta ruajtur qetësinë.”

McKeon largohet nga Tokio me katër të arta dhe tri të bronzta, duke barazuar rekordin për më së shumti medalje të fituara nga një grua në një Olimpiadë, rekord të cilin deri tash e mbante e vetme gjimnastja sovjetike, Maria Gorokhovskaya në 1952 në Helsinki.

Related Articles