Rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave janë konfiskuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës.
Për rastin është njoftuar edhe Dogana e Kosovës.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka konfirmuar për Kallxo.
“Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”, ka thënë Stavileci.
KALLXO.com mëson se pajisjet për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në fshatin Kçiq të komunën së Mitrovicës.
Ditë më parë në emisionin “Kallxo Përnime” u transmetua hulumtimi për biznesin me kriptovaluta në veri të Kosovës.