Nipi i heroit Agim Ramadani, Muhamet Ajrullahu, në nder të Brigadës 138 të zonës së Dukagjinit,është bërë e ditur se do t’i dhurojë donacion 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu njoftoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili theksoi se Ajrullahu ka zgjedhur pikërisht Ditën e Epopesë së UÇK-së, si ditë kujtimi dhe reflektimi.
“Ky është shembull për t’u ndjekur nga të gjithë. Të dashur bashkëkombas, kudo që jetoni, në Kosovë dhe diasporë, vazhdoni kontributin tuaj për Fondin e Sigurisë, sepse kjo është mënyra me e mirë e më fisnike sot, për ta ndihmuar Atdheun dhe siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij”, ka bërë thirrje Haradinaj.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria ka hapur këtë fond që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetërore / Gazeta Enigma.