Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sekrete duhet të jetë vetëm vendodhja e reverzvave shtetërore dhe jo ku blihen ato.
Për më tepër, ajo thotë që në audio-përgjimete e publikuara nga Nacionale, nuk kishte asnjë lloj sekreti për rezervat shtetërore, pasi për ato flisnin edhe shoferët e Ministrisë.
“Sekret është vetëm vendodhja e tyre, jo sasia dhe jo ku blihen ato. Për më tepër që ato audio-përgjimet që duken në sipërfaqe nuk kishte asnjë lloj sekreti për rezervat shtetërore, flisnin edhe shoferët e Ministrisë”.
“Situata është jashtëzakonisht serioze, përtej skandale të njëpasnjëshme. Qytetari i Kosovë po vazhdon të varfërohet”, ka thënë Çitaku në Dukagjin.
Ajo tutje ka thënë se “siguria kombëtareështë në rrezik”, derisa ka ritheksuar se “në botë dihen rezervat e arit, e lëre më të grurit dhe vajit”