Në samitin e NATO-s u kërkua vigjilencë e shtuar në Kosovë

Në samitin e NATO-s u kërkua vigjilencë e shtuar në Kosovë

Në prag të Samitit të NATO-s që do të mbahet në Hagë, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka thënë se Aleanca po përgatitet për të thelluar bashkëpunimin dhe për të rritur angazhimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ai tha se punimet e zhvilluara sot në Bruksel u fokusuan në nevojën për një konsensus të gjerë mbi rritjen e shpenzimeve në Mbrojtje dhe Siguri, me theks të veçantë në prodhimin vendas, gatishmërinë operacionale dhe investimet në infrastrukturën kritike.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vlerësoi veçanërisht fokusin e Aleancës në përballjen me kërcënimet në Evropën Jug-Lindore, përfshirë edhe vigjilencën e shtuar në Kosovë.

“Me rëndësi është vëmendja e Aleancës ndaj kërcënimeve në Evropën Jug-Lindore dhe vigjilenca e shtuar në Kosovë,” theksoi ministri, duke nënvizuar domosdoshmërinë për qëndrueshmëri dhe koordinim në këtë rajon të ndjeshëm gjeopolitik.

Ai shtoi se: “U theksua nevoja për shpejtësi dhe kohezion në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në përgjigje të kërcënimeve në Lindje dhe sfidave të reja hibride”.

Related Articles