Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në Pazar të Ri.
Kjo ka ndodhur vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij institucioni, Nevzat Lutfiu përmes një shënimi në Facebook.
“Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata!”, ka shkruar Lutfiu.
Hapja e zyrave më 22 nentor përkon me Ditën e Kongresit të Alfabetit Shqip.
Lutfiu po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt KKSH do të filloj kursin e gjuhës shqipe për të gjithë të rinjtë që jetojnë në Serbi e nuk kanë mundësi të ndjekin shkollat shqipe.