Një tjetër gjest i madh ka ndodhur në futbollin europian në shenjë mbështetjeje për Ukrainën e pushtuar nga agresioni rus i Vladimir Putinit.
Mbrëmë në ndeshjen e Conference League, të zhvilluar në Çeki ndërmjet Slavia e Pragës – Fenerbahçe (3:2), pati solidarizim të madh për Ukrainën dhe popullin e saj që po vuan nga pushtimi rus.
Futbollistët e skuadrës çeke dolën në fushë me bluza që kishin mbishkrimin “Ne jemi me Ukrainën”.
Ndërsa, çekët për këtë ndeshje shiritin e kapitenit ia dhanë mbrojtësit të tyre ukrainas, Taras Kacharaba. Krejt kjo në përkrahje të Ukrainës.
Ndërsa, edhe tifozët çekë në tribuna shprehën solidarizim për Ukrainën, të cilëve iu bashkuan edhe tizoët turq, nga ana e të cilëve u dëgjuan edhe thirrje fyese ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.