Në shenjë revolte qytetarët bllokojnë rrugën Gjilan-Bujanoc

Në shenjë revolte qytetarët bllokojnë rrugën Gjilan-Bujanoc

Qytetarët e Gjilanit janë duke u përballur me probleme të vazhdueshme të qarkullimit në rrugën Gjilan-Bujanoc.

Prej shumë kohësh kanë ngecur punimet në këtë segment rrugor, që ka shfaqur probleme të shumta për qytetarët.

Në shenjë revolte qytetarët sot kanë bllokuar këtë anë të rrugës, duke mos lejuar qarkullimin

Rruga e cila ishte paraparë të përfundojë punimet më 10 korrik, po vazhdon të mos jetë asgjëkund sa i përket këtyre punimeve.

Derisa kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni sot “krenohej” për punimet në rrugën “15 Qershori”, nuk ka përmendur fare problemet me rrugën Gjilan-Bujanoc.

Problemet në këtë rrugë e kanë vështirësuar edhe ardhjen e mërgimtarëve të cilët detyrohen që të kalojnë pikërisht në këtë anë.

Në këtë rrugë janë vendosur edhe zyrtarë të shumtë policorë për të larguar qytetarët.

Related Articles