Në Shkodër 10-vjeçari vetëvritet pasi po bënte video për ‘Tik Tok’

Një ngjarje e kobshme ka ndodhur dje në njësinë Guri i Zi, pjesë e bashkisë Shkodër. Një 10-vjeçar me inicialet N.Y ka humbur jetën në mënyrë aksidentale, pasi po tentonte të bënte një video sikur po vetëvritej dhe më pas ta hedhte në rrjetin social “Tik Tok”.

Sipas burimeve, kjo tentativë e vetëvrasjes së 10-vjeçarit, e nisur si një shaka, ka përfunduar në një tragjedi. Të gjithë janë të shokuar, familja, komuniteti dhe shokët e të miturit. Sipas burimeve, djaloshi ndodhej i vetëm kur po tentonte të realizonte videon.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të vetëvarur 10-vjeçarin, i cili ishte nxënës i shkollës “Atë Gjon Karma”. Ata janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë e kotë pasi djaloshi kishte ndërruar jetë. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetimet paraprake rezulton se 10-vjeçari me inicialet N.Y ka dashur të bëjë një video në “Tik Tok” sikur po vetëvritej, por objekti ku ai kishte hipur ka lëvizur dhe në këtë mënyrë ka mbetur i varur.

Forcat e policisë vijojnë hetimet për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë. Burime nga shkolla ku ai bënte mësim bëjnë të ditur se 10-vjeçari nuk ka qenë një fëmijë problematik

Related Articles