Në Shqipëri 120 fëmijë humbasin çdo vit, 16 janë ende të zhdukur

Në Shqipëri 120 fëmijë humbasin çdo vit, 16 janë ende të zhdukur

Çdo vit në Shqipëri humbasin rreth 120 fëmijë, por fatmirësisht shumica e tyre gjenden në një kohë të shpejt. Në ditën ndërkombëtare për fëmijët e humbur, bëhet me dije se 16 fëmijë rezultojnë të zhdukur në harkun kohor të 30 viteve.



Edhe pse janë bërë kërkime, asgjë nuk është mësuar për fatin e këtyre fëmijëve.

Pikërisht për të mos lejuar më raste të tilla, Shqipëria do të jetë vendi i parë në Ballkan që do shpallë sinjalin Amber, një sinjal që lëshohet nga policia për të angazhuar të gjitha institucionet dhe komunitetin në gjetjen dhe rikuperimin e një fëmije të humbur ose të zhdukur.

Qendra Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar (ICMEC) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe qendrën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, kanë hartuar protokollet e punës që do të zbatohen nga policia.

Do të jetë  kompania globale Meta e cila ka rënë dakord që të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit për të shpërndarë njoftimet e alarmit për fëmijët e humbur.

Sinjali Amber u krijua në vitin 1996 në SHBA, pas humbjes së një vajze 9-vjeçare, Amber Hagerman, e cila u rrëmbye dhe më pas u gjet e vrarë në Teksas. /euronews.al/

Related Articles